Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë ka publikuar sot prognozat për javën e ardhshme, pra deri të premten për vendin ku thuhet se do të ketë temperatura më të larta se fundjavën e kaluar.

Të enjten do të ketë mot shumë të nxehtë ku temperaturat duhet të mbërrijnë deri në 40 gradë celsius ku do të mbizotëroj edhe ajër i dendur.

Nuk përjashtohet që të premten dhe të shtunën temperaturat të rriten edhe mbi 40 gradë celsius.