Opinionist dhe ekonomisti Visar Ademi, në emisionin “Programi 200”, vlerëson se në raundin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale nuk do të arrihet censusi për shkak se njerëzit janë të lodhur me slogane dhe fasada, sipas atij njerëzit kërkojnë më tepër se sa BE-ja, Nato-ja e të tjera.

“Para disa muajve kemi bërë parashikimin pse censusi do të dështojë, tani ka një reflektim pas rrethit të parë dhe unë mendoj se tre janë arsyet kryesore: konotacionin mes LSDM-së dhe BDI-së, e dyta është figura problematike e Zoran Zaevit që nuk ka një vazhdimësi të atyre që thotë, BE-ja, NATO-ja, bombat, mund të bëjnë që ta fitojnë pushtetin, por pa patur një program real qeverisës nuk mund të vazhdoni për 4 vjet. Qytetarët kërkojnë më tepër se kaq, jo vetëm slogane.”, theksio Ademi.