Deklaratat e funksionarëve e BDI-së, të shprehura  nëpërmjet konferencës së shtypit   në prag të rrethit të dytë të zgjedhjet presidenciale, ku pretendojnë se kandidatit të pushtetit do t’ia sigurojnë 80 mijë vota kanë ngjallur reagime të shumta të opinionit dhe  analistëve në vend. Një reagim të ngjashëm pas konferencës së sotme të BDI-së, ka shprehur edhe analisti politik Qenan Aliu. Ai në reagimin e tij është shprehur:

Përndryshe sot në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp   Shefi i shtabit zgjedhor i partisë së Ahmetit, Izet Mexhiti tha se rreth 25 mijë votues të BDI-së, në rrethin e parë  paskan votuan për Rekën sepse sipas tij  shqiptarët  e paskan pasur të vështirë të votojnë kandidat maqedonas duke pasur në listë kandidat shqiptar, kurse në rrethin e dytë rreth 50 mijë votat e rrethit të parë dhe 25 mijë vota të BDI-së  që paskan shkuar për Rekën, në rrethin e dytë do të shkojnë në konto të Pendarovskit, kishte thënë Izet Mexhiti /fol.mk