Lideri i ASH-së, Ziadin Sela ishte sonte i ftuar në TV 21 në emision Click Plus, ku u debatua për aktualitetin e situatën politike, si dhe hapat që do të ndërmerr ASH si parti opozitare ditëve në vazhdim.

Pjesë e debatit ishin edhe analisti Visar Ademi si dhe gazetari Naser Selmani.

Analisti Visar Ademi mes tjerash ka deklaruar se Ziadin Sela meriton mirënjohje për faktin se kur të gjithë vraponin për tu bërë pjesë e qeverisë ai dhe ASH e braktisën qeverinë për shkak të principeve dhe parimeve që ka Ziadin Sela dhe ASH.