Vetëm disa orë pas debatit në të cilin kandidati i BDI-së, Visar Ganiu tha se nuk e njeh Bekir Asanin dhe se ai është frymë e re, rrjetet sociale u vërshuan me foto që demantojnë këtë mashtrim. Në të gjitha fotot Visar Ganiu duket përkrah Bekir Asanit, ndërsa në disa prej tyre ai shihet duke ndejtur gaditu para Beqës së famshëm. Për të mashtruar opinionin Ganiu ka hequr edhe simbolin e BDI-së nga fushata e tij, por siç duket nuk arin ta largojë asesi shefin e tij dhe të BDI-së në Çair, Bekir Asanin.