Kreu i komunës së Çairit ka takuar atleten Drita Islami e cila ka vendosur rekord të ri kombëtar në 400 metra me pengesa, në kuadër të garave në Kampionatit Evropian ekipor të Ligës së Tretë, që aktualisht po zhvillohet në Limasoll, shkruan Zhurnal.mk.

Visari i ka uruar suksese edhe më të mëdha me shpresë që emri i saj do të gjendet në vendet e para edhe në gara të tjera të përmasave botërore

“Drita Islami, atletja nga Shkupi, ka thyer edhe një rekord shtetëror në 400 metra me pengesë, duke e përshkuar këtë disciplinë për 57:53 sekonda. Drita doli e para edhe në Kampionatin Ekipor të Evropës, në disciplinën e 400 metrave me pengesë.

Ditë më parë pata nderin të jem nikoqir i Drita Islamit në Komunën e Çairit, ku i urova suksese edhe më të mëdha, mе shpresën që emri i saj do të gjendet në vendet e para edhe në gara të tjera të përmasave botërore.

Arritjet e tilla na bëjnë vërtet shumë krenar dhe paraqesin një shembull të shkëlqyeshëm se si duhet të zhvillohen gjeneratat e reja të sportistëve.”, uron Ganiu