Nënkryetari i Parlamentit i cili për shkak se i mohohet përdorimi gjuhës shqipe, asnjëherë nuk ka udhëhequr me seanca, ka kritikuar dy grupet parlamentare, respektivsht Ilja Dimovskin e VMRO-DPMNE-së dhe Goran Sugarevskin e LSDM-së, teksa që të dy kishin ndarë prokurorët në baza partiake.

Ai ka adresuar vërejtjet deri tek Dimovski dhe deputetët e VMRO-së, ku akuzojnë LSDM-në se po “zyrtarizoka” gjuhën shqipe. Aliti për dy partitë maqedonase ka këtë përgjigje:

“As LSDM e as VMRO-ja nuk kanë zyrtarizuar gjë , gjuhën shqipe e ka zyrtarizuar 2001-shi dhe ndryshimi i Kushtetutës dhe si e tillë duhet të respektohet ajo dhe fryma e Marrëveshjes së Ohrit”.

Aliti si duket harron se është ai dhe partia e tij BDI fajtore psem edhe duke qenë kategori kushtetuese, gjuha shqipe edhe pas 15vitesh pas konfliktit, nuk ka gjetur përdorimin e saj./FAKTE