Definimi i familjes me një prind pritet vitin e ardhshëm, Në vitin 2019 do të hapet Ligji për familje me qëllim që të intervenohet në të dhe të jepet përkufizim i qartë për atë që paraqet ky konstrukt familjar. Megjithatë, përkufizimi do të jetë pjesë e një procesi më të ndërlikuar i definimit të të të gjitha llojeve të familjeve tjera, të cilat ekzistojnë në praktikë, ndërsa nuk njihen me vendime ligjore.

Këtë sot e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në tryezën e rrumbullakët “Të drejta të barabarta dhe mundësi për nënat beqare”, në të cilën u prezantua analiza e parë e punuar tek ne për gjendjen e familjeve me një prind të nënave kryefamiljare në Republikën e Maqedonisë.

Një nga rekomandimet në analizën është pikërisht definimi i terminit prind beqar dhe familje me një prind në norma përkatëse ligjore. Mosekzistimi i definimit përkatës për prind beqar dhe familje me një prind paraqet problem, por edhe pikë nismëtare për njohje të drejtë dhe trajtim juridik të këtyre familjeve në Maqedoni, theksohet në analizën e punuar nga shoqata “Një mundet”.

“Tek ne kur diskutohet për familje, shumë vështirë hapet kjo çështje. Familja jonë nuk evoluon, nuk ka zhvillim në definimin e familjes në Republikën e Maqedonisë. Ky është një proces i ndërlikuar për të cilin duhet të ketë debat”, tha Carovska.

Gjatë definimit të familjes me një prind, thotë ministrja duhet të precizohet çka do të thotë saktë.

“Vallë nëse prindi tjetër ekziston, është i pranuar dhe paguan alimentacion bëhet fjalë për një familje me një prind, për shkak se këtu kemi mjete financiare, por edhe prani të prindit tjetër. Me të drejtën diskrete të sistemit të mbrojtjes sociale, duhet të vërtetohet nëse kjo prani është e vërtetë apo jo. Nëse prindi tjetër paguan vetëm mjete financiare dhe nuk është i pranishëm në rritjen e fëmijës, atëherë me siguri këtë do ta definojmë si familje me një prind, sepse kemi nevojë për shërbim si mbështetje për menaxhimin e kësaj familje”, thotë ajo.