Vitin e kaluar kanë doktoruar 204 persona, 16 për qind më pak nga viti 2018
Vitin e kaluar kanë doktoruar 204 persona, 16 për qind më pak nga viti 2018
Publikuar 17:13 25 Mars, 2020
Në vitin 2019 me titullin doktor shkencash kanë marrë 204 persona, që është ulje e numrit për 16 për qind në krahasim me vitin 2018, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Numri më i madh i personave që kanë doktoruar janë në fushën e shkencave shoqërore (43,1 për qind), në shkencat mjekësore kanë doktoruar 22,5 për qind, pastaj vijojnë shkencat teknike-teknologjike (14.2 për qind) ndërsa personat tjerë kanë doktoruar në fushën e shkencave humanitare, shkencat matematiko-natyrore dhe shkencat bioteknike.

Disertacionin e doktoraturës në vitin 2019 e kanë mbrojtur 122 gra, që paraqet 59.8 për qind nga numri i përgjithshëm i personave të kanë doktoruar.

Nga numri i përgjithshëm, më shumë 24 për qind profesionin e vet e ushtrojnë në veprimtarinë e arsimit.

Titullin magjistër apo specialist vitin e kaluar e kanë marrë 1916 persona, prej të cilëve 1736 apo 90.6 për qind janë magjistra dhe 180 apo 9.4 janë specialistë. Në krahasim me vitin 2018, numri i magjistrave dhe specialistëve është rritur për 1.6 për qind.

Përqindja e grave që kanë magjistruar në numrin e përgjithshëm është 60,1 për qind.

Sipas të dhënave të ESHS, numri më i madh i punimeve të magjistraturës (1081 apo 62 për qind) në vitin 2019 janë nga fusha e shkencave shoqërore, 23 për qind janë nga shkencat teknologjike-teknologjike, ndërsa të tjerat janë nga fusha e shkencave humanitare, matematiko-natyrore, bioteknike dhe mjekësore.