Në Shkup, janë hapur edhe dy shtëpi tjera për rehabilitim dhe mbështetje intensive të fëmijëve të cilët kanë kryer vepra në kundërshtim me ligjin. Në këto shtëpi do të strehohen fëmijë deri në moshën 18 vjeçare të cilët do të jenë nën mbikëqyrje 24 orëshe nga edukatoret, e këto të fundit do t’ju ndihmojnë atyre të zhvillohen si qytetarë aktiv dhe të pranueshëm në shoqëri. Në këto shtëpi do të vendosen fëmijët që tashmë ishin të vendosur në Entin publik për strehimin, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve “Ranka Millanoviq”.

Shtëpitë e vogla dhe në grupe do të funksionojnë në një koncept tjetër krahasuar me “Ranka Millanoviq” me atë që do të realizohen metoda dhe teknika të reja të punës dhe shpresoj që kjo do të shfaq rezultate”-tha Violeta Masevska Paliq, institucioni publik për mbrojte të fëmijëve “25 Maji”.

Unë vlerësoj se në këtë mënyrë përfundimisht do të kemi kualitetit më të mire që ka të bëj me këtë lloj të mbrojtjes së fëmijëve në sistemin tonë. Nëse do të kemi sukses në largimin e tyre nga rreziku, atëherë mund të arrijmë shumë në të gjitha nivelet në sistemin e mbrojtjes sociale”-pohoi Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Transferimi i fëmijëve në grupe në shtëpi të vogla është mbështetur edhe nga UNHCR.

Shtëpia do t’ju ofrojë një vend të sigurte dhe do të bëhet familja e tyre që të cilën vazhdimisht e kërkojnë. Të gjithë fëmijët në një shtëpi ndjehen sikur I takojnë dikujt dhe janë të sigurt”-tha Elspet Erikson, UNHCR.

Sipas të dhënave të Ministrisë për punë dhe politikë sociale, në dy vitet e fundit 180 fëmijë të moshës deri 18 vjet janë vendosur në grupe nëpër shtëpi të vogla. Gjithashtu, nga socialja thanë se gjatë këtyre dy viteve janë hapur 20 shtëpi të vogla për fëmijë dhe 3 të tjera për të rritur. /Alsat M/