F.S. (75) nga fshati Balindoll i Gostivarit, më datë 29 maj rreth orës 16.00, ka paraqitur se natën e kaluar, deri më tani persona të panjohur, kanë kryer vjedhje në objektin fetarë ”Arabati Baba Teqe” në Tetovë.

Të njëjtët, pa mos u vërejtur nga askush kanë vjedhur arkën metalike për donacione vullnetare të parave nga ana e besimtarëve, e cila ka qenë e vendosur në rrethin e objektit, në të cilën ka pasur shuma të vogle të parave, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit.