“VMRO­-­së po i dridhen këmbët nga Platforma Shqiptare”

“VMRO-¬DPMNE¬-ja, me anë të një deklarate për medie, akuzoi sërish LSDM¬-në se po e shkatërron unitetin e shtetit dhe do të pranojnë çdo çmim vetëm të futen në qeveri.

Pas seancës së djeshme konstituive në Kuvend, VMRO¬-DPMNE-së kanë filluar “t’i dridhen këmbët” nga frika nga deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare.

Kryetari i Lëvizjes për Reforma, gjatë fjalimit të tij tha se populli maqedonas duhet të dënohet për gjenocidin ndaj shqiptarëve, çështje e cila është një nga pikat e platformës së shqiptarëve.

“Shumica parlamentare dje e futi zyrtarisht e Platformën e Tiranës në Kuvend dhe e paralajmëroi se do ta realizojë.

Platforma e Tiranës të cilën e pranoi LSDM në vete përmban elemente kundërkushtetuese, realizimi i së cilës do të groposë rendin Kushtetues dhe krejtësisht do të ridefinon Republikën e Maqedonisë.

Reformatori kryesor i të aboluarit Zoran Zaev, Ziadin Sela dje në Kuvend shpalli popullin maqedonas si popull gjenocid”, thuhej n deklaratën e VMRO-së.

Nga kjo parti vlerësojnë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të shqetësuar për pasojat e vendimeve të LSDM¬-së, dhe kjo është arsyeja që ato po dalin rrugëve dhe shprehin pakënaqësinë e tyre.

Kujtojmë se “protestuesit e VMRO-¬DPMNE¬’së” për më një muaj po protestojnë kundër gjuhës shqipe dhe platformës së shqiptarëve duke vlerësuar atë si e dëmshme për shtetin dhe që rrezikon unitetin e Republikës së Maqedonisë, përcjell “Zhurnal”.