VMRO ka akuzuar sonte se një polic i ka vënë pistoletën një kandidati për kryetar komune duke mos zbuluar se për cilin kandidat bëhet fjalë dhe ku ka ndodhur kjo, transmeton Zhurnal.mk

“Gjithcka që tregohet është se LSDM ka kidnapuar shtetin dhe po rrënon gjitha vlerat e demokraricë, një kandidati për kryetar komune i ka vënë pistoletën një polici sepse është i një partie kundërshtare të LSDM. Më parë qytetarët kanë qenë të maltretuar nëpër autobusa duke manifestuar kështu LSDM një brutalitet, për këtë do të përgjigjen, do vijë dita kur do të del e vërteta në dritë, me këto keqpërdorime dhe nuk mund të ndalojë energjinë e popullit kundër tyre, përgjigjen e popullit do e fitojnë më 15 tetor”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga VMRO.