Më kumtesën e OBRM-PDUKM-së thuhet se “dje ra Zoran Zaevi, ndërsa më 12 prill bie e gjithë kryesia e LSM-së.

“Kjo është fillimi i fundit të karrierës politike të Zoran Zaevit i cili popullit të vet dhe shtetit të tij ju solli vetëm disfata dhe turp gjatë tre vitevetë kaluara. Përfundon karriera politike e të amnistuarit Zaev që me çdo kusht tentonte ta vazhdojë në llogari të interesave nacionale dhe shtetërore”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Zaevin përkohësisht e ka ndërruar një shërbyes i tij i cili është ministri më i pasuksesshëm në MPB që nga pavarësia e Maqedonisë, Oliver Spasaovski.

“Banda kriminale zhvatëse me në krye të amnistuarin Zaev së shpejtë do kalojë në historinë e errët të Maqedonisë. 12 prilli është dita kur çdo qytetar që ndjehet i harruar nga ky pushtet, do të del në vendvotim dhe do t’ia rikujtojë Zaevit për të gjitha premtimet që s’janë realizuar”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se me 12 prill qytetarët do t’ia rikujtojnë Zaevit pagën prej 500 eurove që u premtua, 500 euro autostradë, ajrin e pastër, kthimin e mërgimtarëve në Maqedoni.