Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Cvetan Trupunovski shprehet se nuk ndjehet fajtor për aktpadinë pnelae kundër tij dhe thotë se gjatë tre viteve LSDM kanë ngritur aktpadi duke shënjestruar emra nga opozita maqedonase.

“Nëse kishte ndonjë dëshmi kishin tre vjet ta vërtetojnë se jam fajtor në të kaluarën time. Të gjithë këto gjëra që i thoni janë vetëm revanshizëm i LSDM-së ndaj opozitës”, tha Trupunovski.

Ndryshe, nga dita e djeshme, Cvetan Tripunovski është zëvendësministër i MBPU nga radhët e OBRM-PDUKM-së në qeverinë teknike.

LSDM sot përmes një njoftimi akuzoi të njëjtin se ndaj tij ka aktakuzë për keqpërdorim të 117 mijë eurove dhe se për këtë është larguar nga puna.