Dimitar Kovaçevski duhet të prononcohet se çfarë marrëveshje është arritur në Tiranë, kë sërish janë dakorduar veprime dhe politika për Maqedoninë. Reagimi, sic njofton KlanM, vjen sërish nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët, sic thonë, nuk besojnë se partitë e koalicionit me Kovaçevskin, në Tiranë kanë udhëtuar vetëm për darkën e fillimvitit.

“Kovaçevski duhet të thotë se cfarë detyrash ka marrë nga Ali Ahmeti? A do t`i realizojë Kovaçevski marrëveshjet në Tiranë, a bëhet fjalë për biznese ose tradhëti të reja, vetëm që të vazhdojë koalicioni I krimit dhe korrupsionit? A bëhet fjalë për licensa për firma të reja për tregti me rrymë, a janë pranuar kushtëzime plotësuese me fshirjen e kushtetuë”, deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE thotë se heshja nga tabori socialdemokrat për takimin në Tiranë vetëm se konfirmon se ky takim është me kërkesë të Kovaçevskit për të shpëtuar karrierën e tij dhe për të vazhduar mandatin, që sic thonë nga opozita maqedonase, si kundërshpërblim të realizohen agjenda tjera në dëm të interesave të Maqedonisë.

Për VMRO-DPMNE-në nuk ka dilema. Dimitar Kovaçevski është shërbëtor i Ali Ahmetit, i cili sipas tyre, po e shpëton karrierën politike të Kovaçevskit.

VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se për çështjet dhe interesat kombëtare, vendimet duhet të merren në Maqedoni dhe Kuvendin e Maqedonisë./KlanMacedonia