Një qytetar i Strugës është ndaluar nga policia e Strugës dhe është marrë në pyetje, pasi dyshohet se i njëjti me pushkë ka vrarë disa qen endacakë nëpër qytet, përcjell Klan Maqedoni.

“Me datë 10.01.2023 në ora 17:15 në Zyrën e jashtme për punë kriminalistike në Strugë është zhvilluar intervistë zyrtare me M.Z.(62) nga fshati Livadhi i Strugës . Ai dyshohet se në periudhën nga ora 06:45 deri në ora 07:15 në rrugën “Vllado Maleski” në Strugë, me armë gjuetie ka vrarë shtatë qen endacakë. Nga ai është marrë një pushkë gjuetie kalibrit 16 mm Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi e duhur”, thonë nga MPB.

Kohëve të fundit në Strugë është bërë problem permanent shtimi i madh i qenve endacakë dhe sulmi i qytetarëve prej tyre./KlanMacedonia