QENAN ALIU

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe sovraniteti ! Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë nga viti 1991 Sovraniteti del nga qytetarët dhe u takon qytetarëve” (neni 2 paragrafi 1). Me këtë afirmohet teoria e sovranitetit të qytetarëve, për shkak se zgjedhja e pushtetit është tek individi, e jo te kolektiviteti. Paralelisht me dispozitën themelore për qytetarët, me ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës së RM vjen në shprehje dysia e sovranitetit të qytetarëve dhe shumënacionaliteteve nëpërmjet formulimit

qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedon, si edhe qytetarët të cilët jetojnë në kufijtë e saj të cilët janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb,popullit rom, popullit boshnjak dhe të tjerëve…

Bashkëjetesa si një nga qëllimet e konstituimit të Republikës së Maqedonisë,gjithashtu, implikon karakter të dyfisht të sovranitetit. 

Koncepti i sovranitetit shumënacional është prezent edhe në : – dispozitat e nenit 7 nga Kushtetuta, sipas të cilave, gjuhë zyrtare është maqedonishtja, por edhe gjuha tjetër, të cilën e flasin së paku 20% nga qytetarët, gjithashtu, është gjuhë zyrtare ; – në inagurimin e **bashkësive** (neni 8 paragrafi 2, neni 48, neni 56, neni 69 paragrafi 2, neni 77 paragarafi 1, neni 78, neni 86 paragarafi 2, neni 104 , neni 109 paragarafi 2, neni 114 paragrafi 5 dhe neni 131 paragarfi 4). Në fakt, bëhet fjalë për sovranitetin binacional, i shprehur nëpërmjet lidhjes së gjuhës tjetër zyrtare për qytetarët 20 %, numër i arritshëm vetëm për bashkësinë shqiptare, si edhe nëpërmjet përbërjes së Komitetit për marrëdhënie në mes të bashkësive: shtatë Maqedon dhe shtatë shqiptarë dhe nga një nga bashkësitë e tjera.

 REALITETI PËR MAQEDONINË AKTUALISHT ËSHTË KY ,Vmro-Dpmne dhe Nikolla Gruevski manipulojnë militantët e partisë ndërsa shantazhojnë administratorët!