Arsyeja e mungesës së Kasamit në media kohëve të fundit ka të bëjë me luftën politike brenda Besës që ditëve të fundit është ashpërsuar tej mase.

Debati ka shkuar deri në pikën e vlimit mes Arijanit Hoxhës dhe Bilall Kasamit, ky i fundit ka marr shum kritika nga vet anëtarsia e Besës për paraqitjet e tij shumë të dobëta në media.

Sipas burimeve brenda Lëvizjes Besa kjo përçarje duket se ka shkuar shumë larg dhe veshtirë se mund të kthehet mbrapa,për arsye se Arijaniti ka mbështetjen e Kim Memetit i cili me disa media ja mban krahun por gjithashtu ka mbështetjen edhe te Fadil Zendelit,Arben Labenishtit,Bastri Bajramit dhe disa anëtarve të kryesisë,në anën tjetër Bilall Kasami ka mbështetjen e Zekirja Ibraimit dhe Afrim Gashit,këta nuk jan grupet e vetme sepse pala e tretë dhe më e rëndësishme është Adnan Ismaili i cili mbështet Zejdin për Kryetar të Besës dhe nëse kihet parasysh fakti se Adnan Ismaili njihet si finansues i Lëvizjes Besa me para nga Shtetet Arabe të destinuara për qëllime humanitare e që keqpërdoren për finansim të qëllimeve politike,atëherë duket se në këtë rast do të vlejë ajo fjala  popullore  ,,kur dy grinden i treti fiton”.

Kjo ,,luftë” politike që po zhvillohet në Lëvizjen Besa sipas burimit tonë daton që nga themelimi i këshillit mbipartiak dhe një marrëveshjeje gojore mes Hoxhes dhe Kasamit sipas të cilës Kasami do të drejtojë Partinë vetëm deri në mbarim të zgjedhjeve me qëllim që Kasami si Tetovar të arrijë të grumbullojë sa më shumë vota në Pollog, kurse pas zgjedhjeve Hoxha do të merrte timonin e Lëvizjes Besa, tani si duket Kasami i ka rënë pishman dhe ka plasur sherri mes tyre.Për tu vërtetuar se ka pas një marëveshje të këtillë mjafton të shihni paraqitjet mediale të Arijanit Hoxhës kur ai flet në emër të Besës pa qenë pjesë e strukturës dhe paraqitjet e tij edhe pse të zbehta në krahasim me Kasamin i ngjajnë më shumë një udhëheqësi./ Portali Fjala