LSDM: MICKOSKI TË SQAROJË SE ÇFARË KA DAKORDUAR ME SHOQATAT BULLGARE NË VEND

Kërkesat e Bulgarisë nuk guxojnë të bëhen pjesë e kornizës negociuese, Kovaçevski të mos hesht dhe të tregojë nëse ka miratuar heqjen dorë nga Goce Dellcevi. Kështë thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. Opozita thotë se nuk do të mbështesin në Kuvend kërkesat bullgare në kornizën negociuese.

“Kërkesat bullgare për vënien e ultimatumeve dhe shantazheve të tyre në kornizën negociuese, që vendi duhet ta realizojë gjatë hyrjes në BE, paraqesin bllokim të Maqedonisë dhe mundësi që Bullgaria të kërkojë lëshime të reja kur të dëshirojë, kurse këtë ta arsyetojë si obligim për hyrje në BE. Kovaçevski të mos hesht dhe të tregojë nese ka miratuar heqjen dorë nga Goce Dellçevi”

Në vend që nga Pallati I Bardhë për cdo ditë të plasohen gënjeshtra, Hristijan Mickoski duhet të sqarojë se cfarë ka dakorduar me Kryetarët dhe themeluesit e shoqatave bullgare në vend – kundërpërgjigjen socialdemokratët, duke publikuar fotografi, sic thonë, të themeluesve të klubit “Vanco Mihajlov me Kryetarin Mickoski dhe funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së. – thonë nga VMRO.

“Këtyre ditëve, në opinion janë publikuar fotografi ku Mickoski në një Manastir është fotografuar me Kryetarin e Shoqatës “Mbreti Boris i Tretë”. Cili ka qenë qëllimi i këtyre takimeve, këtë duhet ta thotë Mickoski, e jo të fshihet pas komunikatave nga Pallati i Bardhë” – thonë nga LSDM.

LSDM-ja thotë se Qeveria rreth cështjes me Bullgarinë vepron me seriozitet dhe përgjegjësi, duke mbrojtur “linjat e kuqe” të vëna me Rezolutën e miratuar në Kuvend. /KlanMacedonia/