Pa ndonjë sqarim të konkretizuar se ndaj kujt dhe përse ka sharë, kryeparlamentari Talat Xhaferi thekson se ajo sjellje ka ardhur si pasojë e papërgjegjësisë dhe nuk mendon se e ka shkelur kodin etik të sjelljes dhe nuk e ka në plan të kërkojë falje. Ai e lë që opinioni ta vlerësojē sjelljen e tij.

“Duke bërë obligimet e tilla nuk mendoj se e kam shkelur kodin etik. Unë nuk kam sqarim për të, unë si kryeparlqmentar duhet ta ndjeki punën.

Nëse dikush prej shërbimeve deshirojnë që orarin e punës ta kalojnë tek rruga “maqedonia”, supozoj se qytetarët nuk dëshirojnë shërbime të tilla. Shërbimet e kuvendit marrin 20 përqind më shumë pagë se cilido koleg i veti nëpër institucione tjera, nëse dikush mendon se shërbimet do ti lë qw orarin e punws ta kalojw tek rruga Maqedonia, nuk do ta lejoj..”

Me njw sjellje autoritare u zhvillua edhe brifingu me gazetarët, Xhaferi nuk lejoi që për gazetarët të prononcohet sekretari i përgjithshëm i Kuvendit dhe në pyetjen e gazetarëve nëse me këtë sjellje nënkupton se Kuvendi është shëndëruar në një pronë private, Xhaferi nënvizoi se brifingu është i tij dhe se përgjegjës për punën e kuvendit është ai./KlanMacedonia/