Për deputetin e VMRO DPMNE-së Pavle Sazdov, ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në lagjen e trimave në Kumanovës i ngjajnë akteve terroriste që ndodhën në Francë dhe Turqi. Këto komente Sazdov i bëri në Komisionin për mbikëqyrjen e DSK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës. Ai madje kërkoi që deputetët të njoftohen me kapacitete e Institucioneve për tu përballur me një akt të tillë terrorist.

“Ky rrezik është sa më shumë është i pranishëm në Evropë duke pasur parasysh edhe krizën me refugjatët në Evropë dhe është e mundur që Republika e Maqedonisë të jetë shembull i një kërcënimi të këtillë”, deklaroi Pavle Sasdov, VMRO DPMNE.

Ndaj këtij qëndrimi të VMRO-së reaguan deputeti i pavarur Zulfi Adili dhe ai i LSDM-së Vasko Kovaçevski të cilët kërkuan që ngjarjet e Kumanovës të mos cilësohen si akt terrorist.

“Nuk është mirë që ky raste të kualifikohet si akt terrorist i cili për arsye se dy institucionet i kemi këtu ende nuk e kanë të qartë se çka ka qenë ose e kanë të qartë por nuk janë të sigurt që ti shpjegojë opinionit se çka në fakt ndodhi në Kumanovë”, tha Zulfi Adili, deputet i pavarur.

“Gjatë informacionit thoni se një akt I tillë terrorist është kryer edhe në republikën e Maqedonisë gjatë vitit të kaluar, më çka nuk pajtohem as unë dhe as opinioni i gjer për shkak se nuk mundë ta ndërlidhini rastin e Kumanovës me atë të Francës dhe Turqisë”, tha Vasko Kovaçevski, LSDM.

Anëtarët e komisionit, në fillim të shkurtit pritet të vizitojnë Drejtorinë për Siguir dhe Kundërzbulim dhe Agjencinë e Inteligjencës për tu informuar drejtpërdrejtë me pajisjet dhe punën që kryejnë këto dy Institucione të sigurisë./Alsat-M