Sekretari gjeneral i RDK-së Zenun Ismaili, në Kumanovë takoi ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni, Nina Soumalainen. Ambasadorja ishte e interesuar mbi situatën në Kumanovë pas ngjarjeve të 9-10 Majit të vitit të kaluar si dhe mbi gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kumanovë. Theks të veçantë iu dha nivelit dhe pjekurisë së qytetarëve në ruajtjen e gjakftohtësisë në ato periudha të vështira për Kumanovën, gjë e cila parandaloi çdo mundësi eskalimi të situatës. 

Gjithashtu u diskutua rreth situatës politike në plan nacional si dhe mbi qëndrimet e Aleancës për shqiptarët rreth zgjedhjeve të parakohshme, ku sekretari Zenun Ismaili përsëriti qëndrimet e RDK-së se pa u krijuar kushte demokratike nuk duhet të kemi zgjedhje sepse ato nuk do të zgjidhin situatën e vështirë politike në të cilën është Maqedonia.

Shërbimi për Informim – RDK.

rdk