VMRO-DPMNE beson se vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që t’i refuzojë ankesat e paraqitura dhe të lëshojë Vendim me një vendim të këtillë e dëmtoi rezultatin e zgjedhjeve të arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe kështu dëmtoi procesin e përgjithshëm zgjedhor, por edhe imazhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është arsyeja pse VMRO-DPMNE do të paraqesë padi në Gjykatën Administrative pas Vendimeve të KSHZ-së.

Kështu theksohet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së, ku paraqiti dy ankesa thelbësore në KSHZ lidhur me kërkesën për numërimin fizik të fletëvotimeve nga të gjitha 3480 vendvotimet në vend, për shkak të përcaktimit të rezultatit të saktë dhe përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 13, 14 dhe 15 korrikut, si dhe në pjesën e fushatës së ndërgjegjshme me theksimin e votuesve për shfuqizimin e fletëvotimit.

“Konsiderojmë se janë shkelur, gjehgjësisht nuk janë respektuar paragrafët e nenit 135 të Kodit zgjedhor, të cilat i referohen publikimit të rezultateve”, qëndron në kumtesë.

Sipas VMRO-DPMNE-së, rezultatet e publikuara në mënyrë elektronike nuk përputhen me rezultatet e vërteta nga procesverbali numër 16, ndërsa nga ana e KSHZ-së u publikuan pas afatit ligjor prej 12 orëve për publikimin e rezultateve fillestare.

“Në këtë mënyrë, rezultatet e publikuara në aplikimin elektronik të KSHZ-së nuk janë në përputhje me rezultatet në procesverbalin numër 16, gjegjësisht duke pasur parasysh që shumica e rezultateve të vendosura në aplikimin e KSHZ-së nuk përputhen me rezultatet e procesverbalit numër 16, hapet dyshim për legjitimitetin e procesit të përgjithshëm zgjedhor”, shtohet në kumtesë.

Për dy arsyet e theksuara, në të parin nga dy ankesat, kërkuam dhe mbetemi në kërkesën për numërim fizik të të gjitha fletëvotimeve të përdorura në kutitë e votimit në të gjitha 3480 vendvotimet, shtojnë nga VMRO-DPMNE.