VMRO-DPMNE me akuza kundër Ziadin Selës

Fakti që LSDM dhe Zoran Zaev nuk i dënojnë deklaratat e Ziadin Selës, do të thotë se ata heshturazi “e miratojnë agjendën e tij vetëm për t’i marrë tre votat e tij në Kuvend”, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

“Ziadin Sela, njeriu prej të cilit varet shumica parlamentare e LSDM-së dhe Qeveria e Tiranës së Zaevit, në zgjedhje para votuesve të vet u obligua se asnjëherë nuk do të heq dorë që Maqedonia të bëhet shtet binacional ose në të kundërt do të kërkojë federalizim të shtetit. Të njëjtin Ziadin Sela e dëgjuam nga mitingu zgjedhor në Gostivar i cili premton se do t’i largojë maqedonasit nga puna, si tepricë teknologjike me çka do të lirojë vende për shqiptarët e atij rajoni”, thuhet në kumtesë.