Arrestohen dy të rinjë maqedonas në oborin e shtëpisë së Kryetarit të BFI-së

Jo zyrtarish, redaksia e Zhurnalit mëson se, diku në oret e hershme të mëngjesit ( në ora 03:00) nga ana e sigurimit të Kryetarit të BFI janë arrestuar dy të rinjë maqedonasë nga fshati Kadino e Shkupit, në oborin e shtëpisë së Kryetarit H. Sulejman ef. Rexhepit.

Pritet që gjatë ditës së sotme  MPB të dalë me detale më të hollësishme dhe të shpjegojë se çfarë kërkuan këta të rinjë nga Kadino ne Sullare të Epërme,  gjegjësisht çfarë kërkuan ata në atë kohë në oborin e kryetarit të BFI-së./zhurnal.mk