Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në konferencë për shtyp ka kërkuar që Prokurori Publik të jetë propozim i opozitës dhe në vend se me shumicë të thjeshtë të zgjidhet me dy të tretat e votave.

Propozim ligjin të cilin e paralajmëruan është në kundërshtim me zgjidhjen e tanishme, sipas të cilit propozimi për Prokurori Publik është propozim i Qeverisë. Qëllimi siç tha Dimovski është që të arrihet inkluzivitet më i madh.

Ai paralajmëroi se ligjin po e propozojnë me procedurë të shkurtuar.

Dimovski nuk u përgjigj pyetjes se si ata do të votojnë në seancën plenare, ku, në rend dite është propozimi për shkarkimin e tij.