VMRO-DPMNE sot nëpërmjet një komunikate për media kanë pyetur LSDM-në se vallë ku gjenden paratë e qytetarëve. Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se pasi që LSDM erdhi në pushtet, për 3 muaj arriti shtetin në borxhe enorme, njofton Zhurnal.

“Rekonstruimi i tërësishëm i dy blloqeve A dhe B në shtëpitë studentore “Goce Dellçev” kushtoi 3,1 milion euro. Për tre muaj jo të plota Qeveria e paaftë e LSD-së nga rezervat devizore dhe nga auksionet e shpallura të letrave shtetërore me vlerë harhxoi mbi 300 milion euro. Me paratë që LSD e futi në borxh shtetin, mundeshte të rekonstruojë të gjitha shtëpitë studentore dhe të ndërtojë të reja. Ata nuk rinovuan as edhe një prej tyre, e as që ndërtuan një objekt infrastrukturor”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, VMRO-DPMNE, për çdo ditë shpallë apo tregon arsye të ndryshme ku LSDM do të mund të investonte me paratë të cilat, sipas VMRO-DPMNE-së, i kanë harxhuar nga rezervat devizore./Zhurnal.mk