Partia e VMRO-DPMNE-së, përmes një komunikatë për media, kanë numëruar gjëra të shumta sipas tyre negative në vend, e që siç thonë, ky është realiteti në vend, përcjellë Zhurnal.

VMRO-DPMNE këto i quan nënçmime dhe lëshime të pafund, të cilat nuk mundet të falen, dhe siç shtojnë, me LSDM-në në pushtet nuk ka shtet funksional.

  • Mësimdhënës të nënçmuar
  • Bujq të cilët nuk kanë as për buk
  • Punonjës të cilët marin paga minimale, por i kthejnë një pjesë të parave të cilat i marin në dorë nga punëdhënësi.
  • Mjekë të cilët marin paga me të cilën nuk mbulohen as harxhimet mujore
  • Biznese të reketuara
  • Penzionerë me pensione të rritur me çka nuk mund të blejnë as një litër vaj më tepër
  • Studentë të cilët kanë arritur në sesionin e provimeve por ende nuk janë vendosur në shtëpitë studentore
  • Gjykatës dhe prokurorë të cilët nuk punojnë sipas ligjit, por sipas urdhërave të qeverisë.
  • Kriminelë në rrugë, ndërsa qytetarë dhe patriotë në burgje.
  • Profesorë të cilët nuk munden lirshëm të protestojnë përshkak se qeveria u kanoset”.

Këto janë ankesat e VMRO-DPMNE-së ndaj pushtetit.

Nga VMRO-DPMNE kërkojn që kësaj dukurie t’i jepet fund, dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare orë e më parë.