VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe sonte me protestë para Ministrisë së Drejtësisë kërkoi lirimin e deputetëve të arrestuar dhe personave të tjerë për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvend më 27 prill të këtij viti, përcjell Fol.

Aleksandar Nacev nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se me tubimin dëshirojnë t’i mbështesin, siç vlerësoi, “bashkëpartiakët e arrestuar në mënyrë të paligjshme”.

Paraprakisht, kundër arrestimit të deputetëve, VMRO-DPMNE-ja organizoi bllokadë në udhëkryqin midis rrugëve “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev”.

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë është paralajmëruar edhe për nesër në orën 18:00. /Fol/