VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia jote” promovoi kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare. Në sallën e Filarmonisë në Shkup, plot duartrokitje dhe ovacione, u prezantuan bartësit e listave dhe kandidatët në 6 njësi zDuam që Maqedonia të bëhet vend më i mirë për të jetuar. T’i mbështesim të rinjtë, t’u krijojmë kushte për jetë më të mirë. Të investojmë edhe te të rriturit, asnjëherë të mos i harrojmë, për këtë po shkojmë përpara, tha Vllado Misaloski, bartës i listës NJZ2.

Në fund foli edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili do të jetë bartës i listës zgjedhore 1, ku forcat do t’i masë me kreun socialdemokrat Dimitar Kovaçevski. Mickoski tha se ka ardhur ora kur të gjithë së bashku duhet t’i ndryshojnë gjërat.

T’u tregojmë të gjithëve që ka shpresë, dhe ne jemi ajo shpresë të fuqishëm dhe të strukturuar, e cila këtë herë ka një synim serioz për ta ripërtëri Maqedoninë, tha Hristijan Mickoski, bartës i listës NJZ1.

LSDM-ja doli me kritika për listat që VMRO-PDMNE-ja garon në zgjedhje parlamentare. Zëdhënësi Darko Kaevski thotë se është listë e bllokimeve, sepse mbi 80% janë të njëjtët deputetë të cilët bllokuan rrugën europiane të vendit.

“Në kohë krize, ata bllokuan ndihmën për qytetarët dhe kompanitë. Ata ishin kundër rritjes së pagës minimale dhe pagave. Ata ishin dhe janë kundër anëtarësimit të vendit në BE. Me të njëjtët persona në listën zgjedhore, Shtëpia e Bardhë konfirmon se vetëm kthimi mbrapa është i mundur me DPMNE-në”, u shpreh Darko Kaeski, zëdhënës i LSDM-së.

Përndryshe, VMRO-DPMNE ka nënshkruar koalicion edhe me 24 parti të tjera më të vogla, me të cilat përbëjnë koalicionin e quajtur “Maqedonia Jote”gjedhore.
Duam që Maqedonia të bëhet vend më i mirë për të jetuar. T’i mbështesim të rinjtë, t’u krijojmë kushte për jetë më të mirë. Të investojmë edhe te të rriturit, asnjëherë të mos i harrojmë, për këtë po shkojmë përpara, tha Vllado Misaloski, bartës i listës NJZ2.

Në fund foli edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili do të jetë bartës i listës zgjedhore 1, ku forcat do t’i masë me kreun socialdemokrat Dimitar Kovaçevski. Mickoski tha se ka ardhur ora kur të gjithë së bashku duhet t’i ndryshojnë gjërat.

T’u tregojmë të gjithëve që ka shpresë, dhe ne jemi ajo shpresë të fuqishëm dhe të strukturuar, e cila këtë herë ka një synim serioz për ta ripërtëri Maqedoninë, tha Hristijan Mickoski, bartës i listës NJZ1.

LSDM-ja doli me kritika për listat që VMRO-PDMNE-ja garon në zgjedhje parlamentare. Zëdhënësi Darko Kaevski thotë se është listë e bllokimeve, sepse mbi 80% janë të njëjtët deputetë të cilët bllokuan rrugën europiane të vendit.

“Në kohë krize, ata bllokuan ndihmën për qytetarët dhe kompanitë. Ata ishin kundër rritjes së pagës minimale dhe pagave. Ata ishin dhe janë kundër anëtarësimit të vendit në BE. Me të njëjtët persona në listën zgjedhore, Shtëpia e Bardhë konfirmon se vetëm kthimi mbrapa është i mundur me DPMNE-në”, u shpreh Darko Kaeski, zëdhënës i LSDM-së.

Përndryshe, VMRO-DPMNE ka nënshkruar koalicion edhe me 24 parti të tjera më të vogla, me të cilat përbëjnë koalicionin e quajtur “Maqedonia Jote”.