VMRO-DPMNE-ja edhe sot protestoi për shkak të arrestimit për dhunën në Kuvend më 27 prill, përcjell Fol.

“Drejtësi dhe njerëzi”, kërkoi Dragan Danev në fjalimin para burgut hetues në Shuto Orizarë.

“Për shtatë ditë gjykatësit tanë sërish do të vendosi për drejtësinë, respektivisht lirinë e vëllëzerve dhe motrave tona, të cilët tani janë në anën tjetër të rrethojës”, tha Danev.

VMRO-DPMNE-ja sot bllokoi edhe katër udhëkryqe në Shkup, ndrësa për nesër paralajmëroi protestë në orën 18 para Ministrisë së Drejtësisë. /Fol/