VMRO-DPMNE paralajmëron se nuk do të pranon zgjidhje për regjistrimin që nuk është në përputhje me standartet europiane, pas lajmit që Qeveria e ka lëshuar në procedurë parlamentare ligjin për regjistrim që pritet të mbahet në muajin prill të vitit të ardhshëm, transmeton Zhurnal. Opozita vërteton se Qeveria deri më tani nuk e ka konsultuar për këtë çështje thelbësore.

“Regjistrimi duhet të jetë statistikë, e jo operacion politik. Deri më tani pushteti nuk e ka konsultuar opozitën për këti çështje thelbësore dhe strategjike, të rëndësishme për shtetin. Regjistrimi nuk duhet të zbatohet në bazë të interesave politike të pushtetit të Zoran Zaevit, por me respektimin e kriteriumeve europiane për regjistrim, të shkruara nga EUROSTAT e cila është institucion për veprimtari të tilla në Bashkimin Europian”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.