VMRO-DPNE ka akuzuar Prokurorinë Publike Speciale për procedura tendencioze dhe të motivuara politikisht ndaj udhëheqësisë së kësaj partie. Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE tha se të gjitha veprimet e PPS-së kanë për qëllim të njollosin VMRO-DPMNE-në dhe bëhen me urdhër të kryeministrit Zoran Zaev.Stojanovski del në mbrojtje të udhëheqësisë së partisë që i takon, duke pohuar se udhëheqësia nuk ka ndërmend që ta pengojë drejtësinë, pasi që, sipas tij, nuk ka kryer asnjë vepër penale, dhe se ka punuar sipas ligjeve dhe Kushtetutës.Për këtë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, duke filluar nga lënda ”Titanik”, përmes ”fortesave të paramenduara, trajektoreve dhe tankseve”, të gjitha akuzat janë të pabaza dhe janë turp për sistemin gjyqësor./InfoShqip.com