VMRO-DPMNEvlerëson se Qeveria e LSDM-së çdo ditë po i fut qytetarët në borxhe të reja, çdo ditë në vlerë prej 1.7 milion euro, kurse paaftësia dhe dezorientimi i ministrit të financave, Dragan Tevdovski, siç njoftojnë nga kjo parti, është rrezik shtesë për vendin.

“Qeveria antireformuese e ‘LSD’ po e fut vendin në borxhe. Për më pak se dy muaj borxhi ka arritur në 70 minion euro. Për më tepër, me rebalancin e propozuar ‘Qeveria shtëpiake’ parasheh huamarrje prej 150 milion euro të cilat janë më shumë se sa ishte e planifikuar. Ministri i financave, megjithatë, në një kohë rekorde ka arritur që të krijojë një borxh prej mbi 4,5 miliard denarësh vetëm në bazë të ankandeve të bonove të thesarit.”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Tevdovski dhe kryeministri Zoran Zaev, duke dashur të justifikojnë gënjeshtrën e tyre se VMRO-DPMNE-së ka lënë një borxh të fshehtë prej një miliardë eurosh, në konferencën për shtyp ka hudhur edhe borxhet e njësive të vetqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike lokale. Skandali të jetë edhe më i madh, në këtë manipulim kanë shfrytëzuar edhe lidhje që akoma nuk janë në proceset e pagesave, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Koha është, shtojnë nga kjo parti, që Qeveria e LSDM-së seriozisht ta kuptojë punën dhe të fillojë që t’i përmbush premtimet e dhëna, si paga minimale prej 16.000 denarë, mesatarja 30.000 denarë dhe 100.000 denarë pagë për mjekët.

“Qytetarët duan të kenë një vështrim të qartë se ku shkojnë paratë e tyre dhe pse shteti po duhet që të obligohet për huamarrje në kaq shuma të larta. Ata nuk janë të obliguar që t’i paguajnë me paratë e tyre lukset, frutat e detit, lulet, punësimet partiake dhe strehimin e mercenarëve të Sorosit.”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.