Stacionet matëse të ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor regjistrojnë përbërje më të larta të grimcave PM10, thuhet në komunikatë e lëshuar sot nga VMRO.

LSDM në programin për qytetin e Shkupit, për ambient pastër për të gjithë theksoi se do të ndërmerr masa aktive për të siguruar ujë të pastër dhe ajër të pastër” ndërsa Shilegov dhe Bogoev i fillojnë mandatit e tyre me prerjen e drunjve nëpër qytet. Në faqen 3 të programit për qytetin e Shkupit, LSD thotë se erdhi koha që ta përmirësojmë ambientin jetësor kurse më tej thekson se jemi obliguar që në vazhdimësi dhe në kohë ti pastrojmë deponitë dhe kanalet të investojmë në sistemet e kolektorëve, stacione më të pastra në fabrikat regjionale për trajtim të mbetjeve të ngurta inerte , por në realitet ata kanë bërë të kundërtën duke mos krijuar kushte për një ambient të pastër.