Anëtari i VMRO-DPMNE-së, Sasho Pavllovski sot në një brifing për media bëri apel deri tek ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, që të japë dorëheqje për shkaqe, sipas tij, morale, njofton Zhurnal.

Pavllovski mes tjerash thotë se qytetarët janë të brengosur për sigurinë e tyre dhe sigurinë efëmijëve të tyre.

“Të gjithë e pamë se për Spasovskin më me rëndësi është të organizojë pres konferencë për një veturë të ndyrë, se sa të kërkojë falje për dy djelmoshat dhefamiljet e tyre, sepse policia nën udhëheqjen e tij pa kontrollë gjuajti në ta. E pakuptimtë është që Spasovski shpreson që incidenti i përgjakur do të harrohet dhe do të mbulohet me vrasje të tjera brutale në vend. Përgjegjësi patjetër të ketë dhe do të ketë”, thotë mes tjerash Pavllovski.