VMRO-DPMNE mbeti e shokuar nga veprimi i Zëvendëskryeminsitrit, Bujar Osmani dhe do të pyesnim se cilën politikë të jashtme e përfaqëson ai të Republikës së Maqedonisë apo Kosovës? Prej ku merr pagën prej popullit të Maqedonisë apo popullit të Kosovës?

Ajo që është me rëndësi të pyesim nëse ky është qëndrim zyrtar i LSDM-së që Maqedonia të mos marrë pjesë në forumet ku nuk është ftuar Kosova? Dhe nëse nuk e dim se kush është përgjegjës për politikën e jashtme atëherë si mundet Maqedonia të ketë konsenzus në politikën e jashtme kur janë në pyetje temat e rëndësishme që prekin identitetin?