VMRO-DPMNE i është kundërpërgjigjur LSDM-së, duke e akuzuar se është duke vepruar në kundërshtim me vullnetin e popullit, Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit, transmeton FOL.
Kjo parti e akuzon LSDM-në se ka tentuar ilegalisht të zgjedhë kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë. VMRO-ja e quan ilegal edhe kryetarin e ri të Kuvendit, duke shtuar se e ka shndërruar kabinetin e tij në shtab të pratisë së tij.
Sipas tyre, drejtimi i seancave në gjuhën shqipe do të thotë një kuvend të tretë në rajon ku do të flitet shqip.