Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese ka reaguar ndaj djegies së fotografisë së kryeministrit Zoran Zaev nga protestuesit në Australi. Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM ka arritur kulmin e dyftyrësisë dhe nënvlerësimit të opinionit.

“Para dy viteve Zoran Zaevi dhe bashkëpunëtorët e tij duartrokitnin dhe festonin kur digjej fotografia e presidentit Gjorge Ivanov. Huliganët atë kohë nuk ndaluan me djegien e fotografisë, por demoluan dhe dogjën edhe institucionet shtetërore”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata më tej shtojnë se tani të njëtit ofendojnë maqedonasit nëpër botë se janë primitiv dhe se është vetëm rast i izoluar.

Përndryshe, ndaj djegies së fotografisë së Zoran Zaevit ka reaguar edhe LSDM, të cilët thanë se akti i tillë paraqet sulm mbi demokracinë.