Qytetarët më 11 dhjetor votuan për dalje nga kriza, projekte dhe prosperitet. Qytetarët më 11 dhjetor votuan kundër politikës dhe shkatërrimin e krizave që i ka praktikuar krimineli i aboluar Zoran Zaev, kanë thënë sot nga VMRO-DPMNE, duke reaguar ndaj komunikatës së LSDM-së.

“Tani Zoran Zaev është në panik. Krimineli i aboluar është i frikësuar se do të përgjigjet për krimet dhe do të hyjë në burg për kërkim të miteve, tenderëve, për vjedhje dhe për tradhti. Këto janë përpjekjet e fundit dëshpëruese të Zoran Zaevit për ta vazhduar krizën dhe për t’u lënë në liri. Për këtë i aboluari Zoran Zaev gënjen. Për këtë Zoran Zaev është i përgatitur të bëjë çfarëdolloj lëshime dhe të betohet për gjithçka”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE./Shenja.tv/