Nëpërmjet një kumtese ka reaguar OBRM-PDUKM-ja ndaj deklaratës së Kostadin Kostadinov nga LSDM-ja.

“Për momentin në Republikën e Maqedonisë i vetmi politikan i cili është i amnistuar është Zoran Zaevi”, thonë nga OBRM.

Sipas tyre, QEveria e Zaevit dhe LSDM-së janë të frikësuar nga Mickoski për shkak secilën ditë kuptojnë se populli e kupton politikën e OBRM-PDUKM-së për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja në vend të dërgojë kumtesa të zbehta, të respektojë vullnetin e qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se LSDM-ja nuk e çon vendin në BE por se vetëm e fundos shtetin në kriminaliteti dhe korrupsion.

OBRM-PDUKM-ja thotë se LSDM-ja nuk mund të ndalojë me kriminalitetin dhe se për kriminalitetin, korrupsionin dhe shitjen e interesave shtetërore nuk ka arsyetim.