VMRO ka kërkuar interpelancë edhe për ministrin e Kulturës, Robert Allagjozovski. Ana Llashkovska nga ko pari ka thënë se që prej ardhjes së tij në funksion ky sektor e ka prekur fundin.

“Ai po e prish imazhin kulturor të Maqedonisë. Në vend të avancimit të kulturës ai ka çuar prapa zhvillimin kulturor duke partizuar, selektuar artistët, duke ndaluar investimet kapitale në kulturë. Gjatë këtyre muajve pas formimit të Qeverisë jemi dëshmitarë të shkarkimeve të paligjshme të profesionistëve dhe punësimit të personave partiak. Rebalansi i buxhetit dhe shkurtimet e parave për kulturë tregojnë sa ministri ka ndjenja për vlera kulturore”.

Llashkovska ka thënë se ministri, në vend se të punojë për kulturën, filloi luftë politike kundër të punësuarve politik.

“Shkurtoi 30 milionë denarë dhe ndërpreu gjurmimet arkeologjike ku punonin qindra profesorë eminentë. Edhe për projektimet filmike janë shkurtuar shumë mjete. Po punëson njerëz që nuk janë kompetent. E ka punësuar gjithë revolucionin laraman. Ai duhet të largohet nga posti sa më shpejtë dhe në vendin e tij të vij dikush i sinqertë dhe me kredibilitet i cili do të jetë i respektuar mes njerëzve dhe do të kujdeset për avancimin e kulturës së Maqedonisë në vend dhe jashtë”.