VMRO-DPMNE, përmes një konference për shtyp i kanë bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, që të mos keqpërdorë pozitën e tij dhe të garantojë të drejtën e fjalës për gjithë deputetët.

Deputeti Zoran Ilioski nga radhët e VMRO-DPMNE, duke ju referuar incidentit të sotëm në Kuvend mes Talat Xhaferit dhe Vlladimir Gjorçevit, tha se askush në Kuvend nuk ka të drejtë t’ia merr të drejtën e fjalës asnjë deputeti.

Ai tha se ka kërkuar që të mbahet seancë e jashtëzakonshme, në të cilët do të rishikohet gjendja e ndotjes në Strugë, ndërsa kryetari i Parlamentit, sipas tij ka tentuar t’ia merr këtë të drejtë.

Ai shtoi se Kuvendi ka detyrë të kërkojë informacione nga OJQ për atë që ndodhë në Strugë dhe njoftohet për atë që është punuar në lidhje me ndotjen në Strugë.