Zyra e presidentit maqedonas i hedh poshtë pretendimet e agjentit serb, i cili u gjet brenda parlamentit të Maqedonisë gjatë trazirave të dhunshme më 27 prill, se ai kishte lejen e autoriteteve maqedonase për të qenë aty, shkruan VOA.

Prokuroria për kriminalitet të organizuar ka lënë të kuptohet se mund ta hetojë rastin nëse eventualisht presidenti Gjorgje Ivanov është i përfshirë në këtë skandal. Ndërkaq, ekspertët thonë se Shkupi vazhdon të tërheqë praninë e shërbimeve të huaja.

Zyra e presidentit maqedonas i hedh poshtë pohimet e agjentit serb Goran Zhivaljeviç se ai kishte marrë leje nga shërbimi sekret i zyrës së zotit Ivanov për të hyrë brenda parlamentit ku pati trazira të dhunshme më 27 prill. Për këtë, Prokuroria për kriminalitet të organizuar dhe korrupsion ka shafaqur interesim për të bërë hetime, nëse zoti Ivanov është i përfshirë në këtë skandal; ndërkohë që zyra e këtij të fundit thotë se memzi e pret procedurën e hetimeve, spese në këtë mënyrë do të dihen faktet e vërteta, se në opinionin publik ka mjaft lajme të rreme, sipas presidencës.