Një fëmijë 7 vjeç u bë milioner brenda pak minutave, pasi gjeti një qese të zezë të mbushur me para. “Nuk e di se çfarë mendova në atë moment”, deklaroi vogëlushi Griffin Steele, pasi gjeti qesen me para.

Paratë ishin rrëmbyer gjatë një vjedhjeje të një banke këtë javë në Karolinën e Jugut dhe ishin të lyera me bojë të kuqe.

Policia është ende në kërkim të hajdutit, 35 vjeçarit Brian Humphries Jr, i cili është i dyshuari kryesor për vjedhjen e ndodhur gjatë të hënës më 23 janar.

Griffin dhe babai i tij, Shane Steele, pasi gjetën paratë, të cilat në pjesën më të madhe ishin kartëmonedha me prerje 20 dollarëshe, i dorëzuan në polici. “Unë kërkova që të bëja gjënë e duhur”, ka thënë Griffin Steele.

Ndërsa i ati i tij tha: “Mësimi moral prej tij është që ju të bëni atë që është e drejtë dhe se kjo do të jetë rruga më e mirë”.

Policia ende është në kërkim të të dyshuarit për grabitjen e bankës, ndërsa nuk kanë treguar saktësisht se sa ishte shuma e parave e gjetur nga vogëlushi Griffin Steele