Altea Jubi, vogëlushja 2-vjeçare e cila është djegur në 70 për qind të trupit me qumësht të nxehtë, u bë kryefjala e rrjeteve sociale ditët e fundit. Më në fund, ajo është nisur sot në Turqi me anë të një avioni ambulancë për trajtim të specializuar. 2-vjeçarja, prej disa ditësh po lufton me jetën, por tani ka një mundësi më shumë për të shpëtuar.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Rama pak minuta më parë përmes një statusi në Facebook. “Vogëlushja në rrezik për jetën nga një djegie e rëndë u nis me avion ambulancë drejt një klinike të njohur në Stamboll. Lutemi që të kthehet shëndoshë e mirë”,- shkruan ai në Facebook.

Vogëlushja nga Peqini u dogj në pjesën më të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësht të valuar. Pasi u njoh me rastin e vogëlushes që ka prekur opinionin publik, Kryeministri Rama kërkoi informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të saj dhe ka arritur të sigurojë një kurim më të specializuar për të.