Fadil Vokrri, kreu i FFK-së dhe Armando Duka, president i FSHF-së do të jenë të pranishëm në ndeshjen e kthimit të fazës së play-off-it për hyrje në Ligën e Europës, mes Shkëndijës dhe Gent, në stadiumin Arena “Filipi i Dytë” në Shkup, njofton gazeta “Lajm”.

Ata do të jenë mysafirë special të KF Shkëndija, sikurse shumë personalitete të sportit dhe fushave të tjera në takimin historik të kuqezinjve nga Tetova.

Shkëndija-Gent luhet sonte me fillim prej orës 20:00.