Me dallime të mëdha nga modeli i mëparshëm, GLI pritet ta prezantohet në fund të vitit.
Kur u prezantua në janar të vitit të kaluar, Jetta i ri nuk plotësoi pritjet dhe notat nga kritikët nuk ishin aq të kënaqshme.
Në krahasim me modelet që ishin më herët, kjo makinë konsiderohej se ishte punuar pa kujdesin e duhur. Por, zyrtarë nga VW kanë bërë të ditura planet, që me modelin GLI ta kthejnë lavdinë e dikurshme në linjën e prodhimit Jetta.
Fillimisht, po do të lansohet, në fund të këtij viti. Madje, do të ketë pjesët më të mira nga modeli GTI, si sistemin e rrotullimit dhe forcën tërheqëse të pjesës së pasme. Platformë kjo, që do të përdoret në të ardhmen te të gjitha modelet nga Golf.
Në të do jetë i vendosur motori nga GTI me 2.0-litra dhe katër cilindra, që prodhon 220 kuajfuqi.
Përformanca e shtuar, punimet për rritjen e rehatisë dhe shumë detaje tjera në eksterier do të jenë të shtuara. Sipas të gjitha gjasave, këtë model mund ta shohim gjatë nëntorit në LA Auto Show.