Nesër, më 19 mars, në ora 20:00 Teatri i Tetovës do të sjellë reprizën e komedisë “Volpone” në regji të Sulejman Rushitit, sipas Ben Johnson e përpunuar nga Stefan Cvajg, shfaqje kjo që mbushi sallën e Shtëpisë së Kulturës gjatë premierës së 9 Marsit,

“Volpone” nëpërmjet aktorëve Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Argjend Hasani, Hasim Memishi, Shkumbin Zeqiri, Berat Saliu, Sami Mustafa, Linda Shabani dhe Elmedina Ameti do të trajtojë çështjen e lakmisë, grykësisë së njerëzve. “Volpone” paraqet komedi që shpërfaq aktorë me tipare kafshërore e që humbasin arsyen nga dashuria për të gllabëruar, për të grabitur.

Aktorët e “Volpone”-s në skenë do të shfaqen me ndihmën e tekstit të përkthyer nga Artur Lena, me asistent regjie të Linda Shabanit dhe me kostumet e përgatitura nga Ines Golja.